Kohët e fundit po shikojmë që termi “rezinë” po përdoret gjerësisht jo vetëm në lidhje me projektet e interierit, por edhe në produkte, dekor etj.
Çfarë është rezina?
Rezina është një substancë me veti shumë të mira fizike, kimike dhe mekanike të cilën mund ta ndajmë në 2 kategori kryesore që janë: rezinat me origjinë bimore dhe rezinat sintetike ose në terma më të thjeshtë janë rezinat që prodhohen në fabrikë.
Sa lloje rezine ka? Në cilat ambiente mundet ti përdorim dhe cilat janë avantazhet kryesore?
Rezina gjen përdorim në çdo ambjent, që do të thotë që nuk ka kufizime për sa i përket përdorimit. Avantazhi kryesor i rezinës është realizimi i një sipërfaqe pa fuga, gjë që përkthehet në një dysheme antibakteriale e cila zë përdorim të gjerë në industrinë ushqimore dhe shëndetësore, aty ku higjena është kushti kryesor.
Ka limite në përdorim e saj? Brenda apo jashtë? Përdoret në tualete dhe ambiente me lagështi?
Rezina mund të përdoret në çdo ambient i cili plotëson kushtet teknike.
Përdorimi i rezinës në tualete është një trend i kohëve të fundit i cili po gjen përdorim të gjerë.
Për sa i përket ambienteve me lagështi, rezina nuk përbën asnjë problem në rastet kur lagështia vjen nga sipër, por në rastet kur lagështia vjen nga poshtë (nën rezinë). Edhe në rastet e tualeteve, rezina është një zgjidhje shumë e mirë dhe nuk ka asnjë problem nga lagështia që i vjen nga sipër, por vetëm poshtë saj.
Një shembull më i thjeshtë janë pishinat me rezinë të cilat nuk kanë probleme.
Nuk ka asnjë limit për sa i përket aplikimit brenda apo jashtë, thjesht duhet zgjedhur materiali i duhur në rastet kur kemi aplikim në ambientet e jashtme.
Cilat janë ambientet më të përshtatshme për rezinën?
Siç e thamë dhe më sipër, rezina gjen përdorim në çdo ambient, duke filluar që nga ambientet që e kanë kusht Teknik deri në ambientet që kërkojnë diçka estetike, siç janë së fundmi bar-restoranet, showroomet, ambiente banimi, etj
A është rezina një material ekologjik? Ndikon në shëndetin e njeriut?
Gjatë procesit të tharjes, rezinat çlirojnë kimikate të cilat janë të dëmshme nëse nuk merren masat e duhura mbrojtëse.
Në momentin që rezina thahet 100 % nuk përbën asnjë problem për shëndetin.
Per kete arsye kompania Shaga me inxhinjeret dhe teknicienet me te mire siguron ne menyren e duhur procesin e tharjes mes bashkeveprimit te rezines A dhe B
Cilat janë gamat e teksturave dhe ngjyrave?
Ngjyrat dhe teksturat janë të pafundme.
Rezina është një material me të cilin mund të realizosh çdo formë dhe çdo teksturë të mundshme, thjesht duhet një mendje kreative. Te kompania Shaga ju mund te gjeni larmi produktesh te tilla per ambientet e shtepise apo biznesit tuaj.
Cila është arsyeja që arkitektët e preferojnë rezinën?
Rezina, si një risi e kohëve të fundit në Shqipëri, po zë përdorim të gjerë gati në çdo projekt arkitektonik.
Me tendencën e kohëve të fundit, ku arkitektët tentojnë të nxjerrin në pah pjesët e padukshme të një godinë siç janë: hekuri, betoni dhe druri, në rastet ku arkitekti nuk mund të nxjerri materialet origjinale, ateherë rezina është një alternativë shumë e mirë për të zëvëndësuar materialet e mësipërme.
Si varion çmimi dhe cilat karakteristika të rezinës ndikojnë në çmim?
Rezina ka një diapazon shumë të gjerë çmimi që fillon nga 10 euro/m2 deri në 40 euro/m2.
Ky ndryshim kaq i madh çmimi varet nga dy faktorë: tipi rezinës si edhe gjendja e sipërfaqes mbi të cilën do të aplikohet rezina.
Ku mundet t’ju gjejmë?
Askund tjeter me mire se te kompani Shaga , ku mund ta vizitoni dhe prekni nga afer materialin e trendeve te fundit kohore. Te ish-Qyteti I Nxenesve rr.Hamdi Pepo perballe fabrikes se birra Tiranes ose te telefononi ne 0682076856.
© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Webiu DigitalAgency