Imuniteti ndaj Covid-19 mund të zgjasë 6 ose më shumë muaj!

Studime të fundit kanë treguar se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë të paktën për 6 muaj, ose dhe më shumë (deri në vite).

Përfundimet e këtij studimi, të postuara në biorxiv.org i fokusuan hulumtimet mbi imunitetin e trupit ndaj Covid-19. Disa studime janë përqendruar në antitrupa, ose përbërës të proteinave të sistemit imunitar, dhe disa sugjerojnë se imuniteti mund të zbehet vetëm për disa muaj.

Megjithëse, studimi i ri, i cili nuk është botuar ende në një revistë shkencore, përfshin analizimin e ndarjeve të shumta të kujtesës imune në kohë të ndryshme: mes të tjerave edhe antitrupat, qelizat B dhe qelizat T.

Studimet përfshinë rreth 185 të rritur nga mosha 19 deri në 81 në SHBA, të cilët e kanë kaluar Covid-19. Shumica e të rriturëve kanë patur simptoma mesatare. Studiuesit, nga Instituti i imunologjisë La Jolla, Universiteti i Kalofornisë, San Diego, etj- analizuan mostra gjaku të mbledhura në momente të ndryshme pas shfaqes së simptomave të para dhe disa të tjera të marra 6 muaj më vonë.

Në mostrat e gjakut, ata ekzaminuan atë që quhet përbërës i kujtesës imune. Studiuesit zbuluan se antitrupat ishin “të qëndrueshëm” dhe kishin pësuar “rënie modeste” që shfaqej nga 6 deri në 8 muaj, por çfarë vune re ishte se kishte një diapazon rreth 200 fish më të rritur të nivelit të antitrupave tek të rriturit.

Sigurisht që një studim i tillë, shumë i rëndësishëm vjen me kufizime, pasi duhet një kërkim edhe më i thellë për të provuar rezultate të ngjashme mes një grupi më të madh njerëzish në periudha kohe të ndryshme.

Ky studim, vërteton edhe njëherë se ekziston një lloj imuniteti ndaj SARS-CoV-2, por kjo ndryshon nga një njeri në tjetrin.

I rëndësishëm është fakti që imuniteti i trupit ndaj virusit është edhe më jetëgjatë nga sa mendohej fillimisht, gjë që i bën shkencëtarët të besojnë tek vaksina efektive, që do të çonte drejt një imuniteti të qëndrueshëm mbrojtës.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf