Hëna Blu, në natën e Halloween, do ndikojë në 4 shenja!

– Demi (20 prill-20 maj)

 

Për shkak se hëna e plotë po rritet në shenjën tuaj, ju do t’i ndjeni gjërat në një nivel thellësisht personal dhe intensiv këtë herë.

 “Ju jeni duke rindezur dhe ringjallur emocionet tuaja të brendshme”, thotë astrologia Lisa Stardust për Bustle. “Mos krijoni shumë dramë në procesin e shërimit tuaj shpirtëror.”

Gjatë kësaj kohe, ndjenjat tuaja mund të ndryshojnë nga dita në ditë dhe papritmas, mund ta gjeni veten duke iu larguar disi rutinës suaj të përditshme apo stilit të jetesës. Mos u shqetësoni dhe përpiquni ta përqafoni këtë “ndryshim”.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

 

Midis stuhisë së Merkurit në retrograd dhe kësaj hëne të plotë intensive që ndriçon segmentin e punës në tabelën tuaj, është një kohë marramendëse për karrierën tuaj, por është gjithashtu një mundësi për të rimodeluar imazhin tuaj profesional ose për të ndryshuar rrugën tuaj të karrierës.

“Puna po ndryshon me një ritëm të shfrenuar”, thotë Stardust.

“Jini të hapur për një mundësi të re, pasi të përfundoni një projekt të vjetër.”

Asnjëherë nuk e dini se çfarë ju pret, kështu që vazhdoni të punoni për të realizuar qëllimet tuaja aktuale, por mos lini mënjanë mundësinë për të provuar diçka të re.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

 

 “Marrëdhëniet kërkojnë punë”, shprehet Stardust. “Tani, më shumë se kurrë, ju jeni duke bërë një marrëdhënie të funksionojë ose të paktën keni nisur të qartësoheni për lidhjen tuaj, nëse është apo jo e duhura.

Gjatë kësaj kohe, përqendrohuni në ndërmarrjen e veprimeve dhe ndërtimin e lidhjeve më të thella, më autentike me njerëzit e zemrës.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

 

Kjo hënë po ju kërkon të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe mbase është momenti i duhur për këtë. Mendojeni këtë si nje evolim dhe mos u trembni nga ndryshimet!

Hapni mendjen për përvoja më të prekshme dhe besoni se zemra juaj do të jetë e sigurt.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Webiu DigitalAgency