Çfarë roli luan muzika në jetën tonë?

Çfarë roli luan muzika në jetën tonë? Kërkimet e neuroshkencës analizojnë efektet e tingujve muzikorë në trurin tonë. Dëgjimi i tingujve të caktuar ngjall emocione të ndryshme tek secili prej nesh.

 

Muzika e epokës dixhitale të shekullit XXI është gjithnjë e më e aksesueshme. Ne mund të dëgjojmë muzikë kudo dhe në çdo kohë. Por, çfarëdo teknologjie të përdorim për të luajtur muzikë, arsyet pse dëgjojmë muzikë janë universale. Të gjithë e duam muzikën. Ajo kap emocionet tona menjëherë, në mënyra që shumë pak forma të tjera të artit arrijnë ta bëjnë. Cilat janë funksionet psikologjike universale që aktivizohen kur dëgjojmë muzikë?

Londslane pyeti 300 të rinj mbi arsyet kryesore pse pëlqejnë të dëgjojnë muzikë. Ja cilat janë përgjigjet e klasifikuara sipas rendësisë:

 

Kur dëgjon muzikë njihesh me të tjerët dhe botën rreth jush

 

Nëpërmjet muzikës takoni pjesën tjetër të botës. Muzika tregon për historitë e njerëzve në vende të tjera dhe na jep mundësinë t’i krahasojmë ato me përvojat tona.

Kërkimet psikologjike kanë arritur të përcaktojnë metodën e vlerësimit të personalitetit tonë nga muzika që dëgjojmë. Në një studim u testua se pjesëmarrësit mund të përcaktonin kryesisht personalitetin e të tjerëve bazuar në 10 këngët e playlistës së tyre.  Muzika është në gjendje t’na tregojë gjendjen emocionale të botës midis kohërave.

Dodds shkarkuan tekstet e pothuajse 250,000 këngëve të kompozuara midis viteve 1960 dhe 2007. Tekstet që u kontrollan, treguan gjëndje depresionuese deri në vitin 1985. Më pas kjo gjëndje u stabilizua rreth vitit 1990.

Përcakton identitetin personal

 

Lloji i muzikës që na pëlqen shpreh diçka nga vetja. Edhe zhanre shumë të mëdha si rock, muzika klasike Ne zbulojmë veten përmes muzikës.  Përmes muzikës ndërtojmë dhe projektojmë një imazh të vetvetes edhe tek të tjerët. Prirja e përgjithshme e muzikës pop është narcizizmi.
Një studim ka ekzaminuar tekstet e 10 këngëve më të mira në Shtetet e Bashkuara midis viteve 1980 dhe 2007
Aty u vërejt se tekstet që lidheshin me sjelljet antisociale, janë rritur gjatë kësaj periudhë.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Webiu DigitalAgency