Arredimi I Brendshëm

Të mobilosh një apartament apo shtëpi private të duhen ide. Tashmë kompani si Shaga  ka edhe shërbimin e arkitektit , atë të arreduesit ose ideatorit se si duhet të mobilosh një shtëpi në bazë të sipërfaqes të apartamentit dhe shijeve. Në një apartament normal me një sipërfaqe rreth 70 deri 100 metra katrorë ka çmime të ndryshme për mobilimin.

Me këtë sipërfaqe mund të sigurosh një mobilim të plotë dhe me shijen e një arkitekti për afërsisht midis 10 mijë e deri në 15 mijë euro. Natyrisht që po ta mobilosh vetë shtëpinë do të kushtojë më lirë por nuk i dihet se si je me shijen më të fundit. Nuk ka rëndësi luksi por tendenca e fundit është shija dhe thjeshtësia.

Arredimi i tualetit. Që nga pllakat tek vaska, që nga rubinetët tek sifoni, gjithçka është e studiuar për të dhënë rehati. Duke u nisur nga kjo sipërfaqe e vogël, Shaga mendon se duhet të jetë i thjeshtë dhe kompakt për t’i lënë hapësirë lëvizjes. Nëse muri ku duhen fiksuar nuk është shumë solid, duhet ta forcosh me një mur të vogël me tulla, që mund të shërbejë dhe si një raft ku vendosen objektet. Zgjedhja mesdhetare e mozaikut në mur, me dysheme me elementë detar, mbetet më e rehatshmja dhe e ekuilibruara.

Dhoma e gjumit. Mobilimi i dhomës së gjumit po bëhet gjithnjë edhe më i thjeshtë. Tendenca të fundit ne Shaga dhe Flexaustria flasin se në këtë dhomë preferohet vetëm krevati ne një dollap të thjeshtë në mënyrë për të pasur më shumë hapësira në dhomë. Aktualisht preferohet që dhoma e gjumit të mos të mos ngarkohet shumë.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Webiu DigitalAgency