Tashmë ka një version amerikan të Eurovizionit

Çdo vit, kur transmetohet Eurovision Song Contest, rrjetet sociale mbushen me amerikanë që dëshirojnë të marrin pjesë (ose pyesin se çfarë po ndodh). Tashmë, ka një version amerikan të konkursit të famshëm europian që daton në vitin 1956.

Sipas Variety, American Song Contest do të jetë i ngjashëm me formatin e Eurovizionit dhe do të transmetohet për herë të parë në vitin 2021.

Konkurrentët do të kualifikohen së pari në nivele shtetërore përpara se të paraqesin këngët e tyre në festivalin e madh. Njësoj si “homologu” i tij përtej Atlantikut, American Song Contest do të shfaqë këngët pëfaqësuese nga 50 vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Juria do të përbëhet nga profesionistë të muzikës.

Për momentin është ende i paqartë suksesi i American Song Contest dhe cili zhanër muzikor do të mbizotërojë mes pjesëmarrëseve.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf