Përse na bën mirë muzika?

Muzika forcon marrëdhëniet ndërnjerëzore

 

Funksioni më i rëndësishëm i muzikës është dimensioni i tij social. Ne dëgjojmë muzikë ndërsa jemi me njerëz të tjerë dhe flasim për atë që dëgjojmë me ta.
Nuk ka dyshim se muzika dhe dashuria janë të lidhura në mënyrë të pandashme, madje ne përdorim njërën për të marrë tjetrën.
Mirëpo, a e shtyn ekspozimi ndaj muzikës romantike një femër të pranojë një takim me dikë?
Në këtë drejtim, psikologët studiuan numrat real. Përgjigja është: Padyshim që PO.
Përqindja e grave që pranojnë një takim pothuajse dyfishohet, nga 28% në 52% pasi të kenë dëgjuar muzikë romantike. Kënga që u përdor për eksperimentin ishte “Je l’aime à mourir” (Të dua për vdekje) nga Francis Cabrel.

Redukton humorin e keq

Gjithashtu e rëndësishme është reduktimi i humorit të keq. Kur jemi në humor jo të mirë, muzika na jep një dorë për të përballuar këtë moment. Kur jemi në një gjëndje shpirtërore të ulët, jemi të predispozuar të dëgjojmë muzikë të trishtruar, si një moment kathartik. Shpesh muzika në jetën tonë lehtëson dhimbjen, shpreh ndjenjat tona dhe na ndihmon t’i shpëtojmë realitetit të jetës së përditshme.

 

Diversiteti

Duke dëgjuar muzikë lehtësoni mërzitjen gjatë një udhëtimi. Në një të dielë me shi e kalojmë më lehtshëm me muzikën në sfond.  Me pak fjalë, është diçka që bëjmë kur nuk kemi se me çfarë të merremi. Gjithashtu është vënë re se nëse përdoret muzikë në sfond gjatë tësteve të ndryshme, hulumtimet tregojnë se performanca në testet standarde është ulur.  Muzika është një shpërqendrim dhe ky hulumtim tregon se muzika që të shpërqendron më shumë është muzika depresionuese.

Rrit humorin e mirë

Në krye të listës kemi menaxhimin e humorit të mirë. Kjo është arsyeja më e rëndësishme pse njerëzit dëgjojnë muzikë: kjo e fundit e bën një ditë të bukur edhe më të bukur. Dëgjimi i muzikës na argëton, na qetëson dhe u jep emocioneve tonin e duhur.

Në një studim të kryer nga Zivetal (n 2011), pjesëmarrësit ishin të bindur se kishin kryer një punë të dobët atë ditë. Pasi dëgjuan një këngë të gëzuar dhe pozitive ndjeheshin më shpresëdhënës për të ardhmen sesa ata që nuk kishin dëgjuar muzikë.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf