Përse është e rëndësishme të ushqehemi sipas ngjyrave të stinës

Frutat dhe perimet ofrojnë një gamë të larmishme ngjyrash të dobishme për shëndetin, pa llogaritur faktin që ato janë të pakrahasueshme për zbukurimin e menusë sonë të përditshme. Është vërtetuar shkencërisht se pigmentet e frutave dhe perimeve ndihmojnë për të luftuar sëmundje të tilla si disa lloje kënceresh, sëmundje të zemrës dhe sëmundjet që lidhen me plakjen. Secili grup i ngjyrave ofron elementë të ndryshme të dobishme për shëndetin dhe vjeshta karakterizohet nga këto ngjyra:
Ngjyra e kuqe
Gatimi: është i shëndetshëm për disa perime Ndër të tjera, mund të përmendet domatja. Kur gatuhet, antioksidantët qëpërmban, asimilohen më lehtë nga trupi. Hani domate të gjalla, por përdorni edhe domatet e përpunuara për salcë, në supë, makarona, etj. A e dinit se nga 20 frutat dhe perimet me përmbajtje më të lartë antioksidantësh, 7 janë të kuqe? Ato janë boronica e kuqe, luleshtrydhja, rrushi i kuq, mjedra, qershia, panxhari dhe speci i kuq.
Ngjyrë e verdhë dhe portokalli
Karota nuk është e mirë vetëm për sytë. Përveç efekteve të saj antikancerogjene, karota është shumë e pasur në Vitaminë A, një vitaminë kjo themelore për shikimin, sidomos në errësirë. Kjo vitaminë ndihmon gjithashtu në zhvillimin normal të kockave dhe dhëmbëve, ndikon në mirëmbajtjen e lëkurës dhe mukozave. Rekomandohet që çdo ditë të hahet të paktën një perime apo frut në ngjyrë portokalli. Sikurse edhe domatja, perimet e gatuara në ngjyrë portokalli përmbajnë antioksidantë që asimilohen më lehtë nga trupi. Përdorni supë dhe pure me karota dhe patate të ëmbla!
Ngjyrë blu dhe vjollcë
Sipas shumë studimeve të kryera, boronica e egër është fruti më i pasur me antioksidantë dhe ua kalon edhe shegës, luleshtrydhes dhe boronicës së kuqe. Boronica është e pasur edhe me përbërës anti-inflamatorë, kështu që nuk duhet të habiteni aspak nga fakti që asaj i atribuohen
efekte të shumta kundër plakjes, kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe për parandalimin e kancereve të ndryshme. Për më tepër, sipas disa studimeve të kryera tek kafshët, rezulton se një regjim i pasur me boronica mund të ndikojë në përmirësimin e memories afat-shkurtër, që ndodh tek të moshuarit, dhe të sëmundjeve që lidhen me moshën, të tilla si Alzhajmeri.
Ngjyra jeshile
Jeshilja është një burim i pasur me vitaminë K Perimet e blerta pëmbajnë vitaminë K, një vitaminë pak e njohur, por themelore si për për koagulimin e gjakut, ashtu edhe për metabolizmin e kockave. Konkretisht, kjo vitaminë ndihmon për ushqimin e kockave me
minerale, duke e forcuar kështu indin kockor. Duhet theksuar se vitamina K që merret nga perimet, asimilohet më mirë kur kombinohet me një burim lënde yndyrore, si vaji i ullirit. Për të ruajtur elementët ushqimorë të frutave dhe perimeve, ato duhet të gatuhen shpejt dhe me sa më pak ujë që të jetë e mundur, si për shembull në avull. Gjithashtu, përtypja e mirë ndihmon për të shfrytëzuar sa më shumë vlerat antikancerogjene të perimeve të tilla si lakra dhe brokoli. Rekomandohet që çdo ditë të hahet të paktën një perime me ngjyrë jeshile të errët.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf