Opsion në iPhone ku mund të përgjoni e të përgjoheni

Që prej publikimit të llojit të parë të këtij smartphone-i, iPhone përditëson produktet e reja herë pas here me një iOS të ri, i cili është sistemi operativ i krijuar dhe i zhvilluar nga Apple Inc. ekskluzivisht për pajisjet e tij. Ai është sistemi operativ që fuqizon shumë prej pajisjeve mobile të kompanisë, përfshirë iPhone dhe iPod Touch.

Në publikimin e 13-të të iOS-it, krahas disa elementeve dhe karakteristikave të reja, ajo që mori pak më  shumë vëmendje ishte opsioni “Hearing”.

 Çfarë bën?

Hearing funksionon si një mikrofon i largët që dërgon tingujt tek pajisja juaj e prodhuar nga iPhone. Ky “dëgjim i drejtpërdrejtë”, mund t’ju ndihmojë të dëgjoni një bisedë në një dhomë të zhurmshme ose të dëgjoni dikë që flet në dhomën tjetër (via 9to5mac). Pra, ju mund ta lini telefonin tuaj në një dhomë, të lëvizni në një ambient tjetër dhe të dëgjoni në kohë reale se çfarë po thuhet në dhomën ku vendosët telefonin tuaj.

Si përdoret?

Shkoni te Setting – Control Center – Customize Controls . Më pas opsionin “Hearing” vendoseni tek “Include”.  Sigurohuni të lidhni telefonin tuaj me AirPods dhe klikoni mbi opsionin “Hearing.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf