Nuk jemi vetëm: ‘rrahje zemre’ në hapësirë!

Një re kozmike gazi, e zbuluar kohët e fundit nga shkencëtarët, është sipas tyre një “rrahje zemre”.

Studiuesit pohojnë se ndërkohë që vetë reja nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, rrahja pulsuese që është në sinkron me një vrimë të zezë (jo dhe aq) pranë, ka filluar t’i intrigojë dhe befasojë profesionistët.

Kjo rrahje ritmike tregon se ato janë disi të lidhura me njëra-tjetrën, por mbetet ende e paqartë se si “rrahja e zemrës” është e lidhur me vrimën e zezë, e vlerësuar rreth 110 vitë dritë larg.

Shkencëtarët e zbuluan rrahjen krejt rastësisht, ndërkohë që po hulumtonin mes të dhënave dhe kërkimeve të tjera.

Ndërsa vëzhgonin një yll gjigant, rreth 30 herë më të madh se dielli, ata gjithashtu vunë re një vrimë të zezë. Ajo dhe një yll do të rrotulloheshin rreth njëri-tjetrit çdo 13 ditë, ndërkohë që “vrima e zezë” merrte material nga ylli.

Jian Li, një nga studiuesit që ishte pranë ngjarjes, pas disa shpjegimeve teknike në lidhjen që kanë gjetur, thotë:

“Kjo gjetje është sa e papritur, aq edhe e mahnitshme. Sidoqoftë, është ende e paqartë se si vrima e zezë mund të fuqizojë “rrahjet e zemrës” së reve kozmike të gazit.

Për ta shpjeguar thjeshtësisht, duke se një re gazi dhe një vrimë e zezë që ndodhen 100.000 vite dritë larg, janë të lidhura në mënyrë misterioze dhe ritmike me njëra-tjetrën, gjë që po mundon gjithë shkencëtarët lider të botës.

“Në fund të fundit, ndoshta nuk jemi vetëm…”

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf