Në Itali shiten shtëpi për 1 euro!!!

Trendi i fundit që ka mahnitur botën: premtimi që mund të bësh tënden një shtëpi në një fshat të thellë, por shumë piktoresk të Italisë, për vetëm 1 euro!
Taranto, një port i ndodhur në gjirin e Puglia-s, po përballet prej vitesh me zvogëlimin e numrit të popullësisë dhe zyrtarët e lartë, duan t’i kthejnë atij vendi atë çfarë meriton!

Një prej anëtareve të trashëgimisë së Taranto-s, Francesca Viggiano tregon për CNN se vendi është gati të dhurojë shtëpi që ndodhen në pjesën e vjetër të qytetit, me çmimin simbolik prej vetëm 1 euro.
Pas blerjes së ndërtesës, sigurisht pronarët e rinj të shtëpive duhet ta rinovojnë; proces i cili do të kushtojë disa mijëra dollarë të tjerë.
Kjo strategji bëhet për të shpëtuar ndërtesat karakteristike nga amortizimi dhe për të shtuar popullimin.
Rajoni i Puglia-s njihet për kulinarinë e veçantë, shtëpitë e ndërtuara prej guri dhe pamje shumë interesante bregdetare, por kjo zonë është shumë e varfër përsa i përket turistëve, nëse do ta krahasonim me Toskanën.

Taranto është gjithashtu i njohur për fabrikat e tij të çelikut, e ardhmja e së cilave është në diskutim e sipër. Nëse për shkak të ndotjes do të mbylleshin, kjo do të kishte ndikim jo pak të vogël tek ekonomia e vendit.
Qëllimi i vendasve është t’i japin këtij vendi ku ka gjithnjë pranverë, një jetë të re! Edhe rinovimi i ndërtesave do të bëhet sipas stilit tipik arkitekturor, për të ruajtur historinë e vendit.
Kjo nuk është hera e parë që në Itali ndiqet një strategji e tillë. Në 2015-ën, Kryetari i Bashkisë në Gangi të Siçilisë, ishte aq i dëshpëruar për të shpëtuar qytezën e tij sa dha 100 shtëpi për vetëm 1 euro, e disa të tjera i fali.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Webiu DigitalAgency