Murgjit tibetianë kanë dhëmbë të fortë e të bardhë; Ja sekreti i tyre

Murgjit tibetianë kanë dhëmbë të shëndetshëm, të bardhë dhe të fortë deri në pleqëri. Edhe sot, në këto zona malore nuk kanë dëgjuar për pasta dhëmbësh apo dentistë. Dhe kjo ndodh për shkak të ushqyerjes së tyre dhe mënyrës së larjes së dhëmbëve.

Një dietë e pasur me sheqerna, miellra dhe produkte të bulmetit dëmton dhëmbët sepse u heq atyre mineralet. Gjatë një ushqyerje të mirë (pa ushqimet e sipërpërmendura) nuk është e nevojshme të lani dhëmbët tre herë në ditë dhe do ta vini re vetë se do t’i keni më të shndritshëm dhe me një pH alkalin dhe jo acid. Për më tepër, shumica e pastave të dhëmbëve përmbajnë kimikate të cilat duke qenë se nuk mund të gëlltiten, është mirë të mos jenë fare në kontakt me mukozën e gojës sonë. Më e dëmshmja është fluori i natriumit i cili dëmton trurin, ul inteligjencën dhe kalçifikon gjëndrën pienale. Fluori ngadalëson veprimin e trurit dhe nxit zhvillimin e tumorit.

Ja receta e pastës së dhëmbëve të përdorur nga murgjit tibetianë për të larë dhëmbët, për ‘ti mbajtur të fortë dhe për t’i zbardhur.

Shtoni një lugë gjelle kripë kosher në gjysmë gote me ujë të ftohtë. Përziejeni fort për 1 minut, më pas hiqni shkumën e formuar dhe hidheni.

Vendosni disa kristale kripe në furçën e dhëmbëve dhe fërkojini ato me shumë butësi, për ndryshe, përndryshe mund të dëmtoni mishrat e dhëmbëve.
Më pas zhyteni furçën e dhëmbëve në lëngun e me kripë dhe vazhdoni të masazhoni dhëmbët.

Në këtë mënyrë, përveç heqjes së papastërtive, hiqen edhe njollat e dhëmbëve dhe mishrat e dhëmbëve forcohen. Shpëlarja me ujë dhe kripë mund të bëhet disa herë gjatë ditës, ndërsa larja me furçë disa herë në javë.

Kripa Kosher është një kripë që mban këtë emër për shkak të mënyrës së nxjerrjes e cila e bën formën e saj të ndryshme nga ajo e kripës së zakonshme të trashë: është më e vogël, ka një formë më të zgjatur dhe kombinohet shumë mirë me ushqimet. Kjo është arsyeja pse është kripa më e mirë për t’u përdorur për dhëmbët. Fatkeqësisht nuk gjendet lehtësisht në dyqane dhe për këtë arsye mund të përdorni në mënyrë alternative kripë deti të trashë.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf