Cilat parfume janë blerë më shumë gjatë verës?

Në ditët e sotme, industria e parfumeve është e tejmbushur me aroma sa ndonjëherë duket sikur fragranca të reja dalin çdo ditë. Për t’ju lehtësuar pak punë në përzgjedhjen e të preferuarit tuaj, kemi përgatitur një listë me parfumet më të shitur të momentit, duke kontaktuar me disa nga dyqanet më të njohura të parfumeve në kryeqytet.

Sigurisht që parfumi është shumë më shumë se një ndarje “aromë e freskët, e ëmbël, e athët”, për sa kohë bëhet identifikues për atë çfarë jeni, ndaj patjetër që jo detyrimisht do ta gjeni veten te lista në vijim. Bëjmë shaka sepse ka aq shumë opsione, sa patjetër që një prej tyre është bërë për ju. Sidoqoftë, ja cilët janë parfumet më IN të momentit:

Në linjen e parfumeve të femrave vazhdon të mbetet i preferuar një nga klasikët e Chanel, Coco Mademoiselle, si edhe Black Opium i famshëm i Yves Saint Laurent. Te parfumet më të shitur përfshihen gjithashtu Mon Guerlain, Givenchy L’Interdit, Twilly d’Hermès dhe Jean Paul Gaultier Scandal By Night.

Parfumet më të preferuar në sektorin e meshkujve te Etos duket se janë parfumet që përmbajnë nota bergamot, patchouli, me bazë myshku, pak jasemin. Dyqani përmendi Dior Sauvage, Bleu de Chanel, Tom Ford Noir Extreme, Emporio Armani Stronger with You Intensely, Valentino Born In Roma dhe Acqua Di Parma Blu Mediterraneo Bergamotto di Calabria.

Çfarë ju thamë më parë për Chanel? Chanel përfaqësohet nga Mademoiselle Intense. Gjithashtu Givenchy L’Interdit është një nga më të shiturit. Përpos këtyre, edhe Libre i Yves Saint Laurent, imazhi i të cilit është Dua Lipa, është gjithashtu trend. Beauty & The City përmend ndër të tjerë Jean Paul Gaultier So Scandal dhe Tom Ford Tobacco Vanille, ky i fundit një fragrancë uniseks.

Te aromat e meshkujve, Top5 janë Bleu de Chanel, Giorgio Armani Acqua di Gio Profondo, Gucci Guilty, Guerlain L’Homme Ideal dhe Acqua Di Parma Colonia.

Sigurisht që nuk mund të mos linim pa përmendur as parfumet me aroma më të rralla, më të veçanta dhe ekskluzive. Të preferuarit e blerësve janë (për femra):
1. Juliette Has a Gun, Sunny Side Up
2. Mad Et Len, Spirituelle
3. Etat Libre D’Orange, You Or Someone Like You
4. Nasomatto, Silver Musk
5. Juliette Has a Gun, Not A Parfume

Në listën e meshkujve Top5 përbëhet nga:
1. Nasomatto, Blamage
2. Orto Parisi, Megamare
3. MiN New York, Dune Road
4. Etat Libre D’Orange, Hermann A Mes Cotes
5. BDK Parfums, Citrus Riviera

Një trend interesant nxjerrin në pah blerjet që janë pothuajse të gjithë parfumet uniseks më të shitur , gjë që dallon qasjen ndryshe.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf