Shenja më inatçore e horoskopit

Të gjithëve na ndodh që në momente të caktuara të humbasim toruan, të nevrikosemi me veten apo botën mbarë, e pse jo edhe të vlojmë nga inati, por ja që është një shenjë që akumulon aq inat brenda vetes sa mund të shpërthejë nga momenti në momenti. Dhe vendi i parë i takon……DEMIT.

Nuk është çudi që ju jeni në listë. Jeni shenja më kokëfortë e të gjithëve dhe inatin e mbani përgjithmonë. Kur dikush të mërzit ose të bën keq, nuk do ta falësh kurrë. Nuk do të habiteshim nëse do të kishit një libër të vogël të zi me emra të nënvizuar me të kuqe për të mbajtur shënim gabimet e të tjerëve. Në fakt, ju doni të falni dikë dhe të pranoni justifikimet e tyre, por jeni shumë kokëfortë dhe tepër krenarë për ta bërë këtë. Pasi dikush ju zemëron, mund ta mënjanoni krenarinë tuaj dhe të pranosni një ” më fal”, por kurrë nuk do ta besoni përsëri atë person.

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf