Të mendohesh për koktejlin e radhës ndërkohë që kamerieri pret në këmbë, është pak stresues si çast dhe shpesh e gjejmë veten me një gotë që nuk e duam dhe s’kemi ndërmend ta pimë.
Para të hedhura dëm, humor i nderlikuar dhe aspak në qejf. Kjo s’mund të përsëritet, kështu që nëse ju duhen ide të reja për porositë në vazhdim, hidhini sytë nga yjet. Çfarë të porosisni bazuar në shenjën tuaj, do t’ju ndihmojë më shumë seç mendoni.
Njësoj si ty edhe vodka është lider në tregun e pijeve. Gëzuar!
2.Demi- Shampanjë
Një Dem luksoz meriton totalisht të porosisë shampanjë. Ata janë të ngadaltë, me këmbë në tokë dhe po me të njëjtin klas do t’i presin bulzat e shampanjës të zbehen.
Natyra flirtuese e Binjakëve shkon më së miri me birrën. Binjakët kanë dy anë dhe në të njëjtën kohë ka shumë lloje birrash, prandaj eksploroni në bazë të humorit.
Natyrës emocionale të Gaforreve i shkon shumë një gotë Rose, sa delikate aq edhe e freskët.
Whiskey kërkon guxim, prandaj kush më mirë se një Luan që do vëmendje e meriton?
Njësoj si ata, konjaku nuk është për të gjithë dhe kjo është diçka e mirë. Konjaku është perfekte. Pije që të imponon respekt, e lezetshtme, por jo e preferueshme nga të gjithë.
Gjithçka për Peshoret është ekuilibri. Prandaj një gin dhe tonic është zgjedhja perfekte.
Akrepët janë emocionalë, por s’e shfaqin kurrë, prandaj një Margarita do t’i bënte mirë.
Shigjetarët janë fiks si ky koktejl- ka një mënyrë për ta ndërtuar atë, ka një histori nga pas, por mund të jetë shumë i keq me ty.
Askujt më mirë se një Bricjapi nuk i shkon Mezcal-i. Një pije që kërkon karakter dhe vendosmëri.
Shija e tij është unike; as e athët, as e ëmbël dhe shumë e orientuar nga shkenca, njësoj si Ujori.
Ka shumë dashuri dhe kreativitet brenda një gotë vere të kuqe, prandaj e meritoni.
© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Webiu DigitalAgency