SHAGA DESIGN & MOBILIM SOT
Gjatë 15 viteve të shkuara, SHAGA Design & Mobilim ka konsoliduar një identitet të dallueshëm të markës së saj.
Sot ushtrojmë aktivitetin tonë me filiale në Tiranë, Vlorë, Lushnje dhe Elbasan. Kemi dy fabrika të kompletuara me makineri e pajisje bashkëkohore elektronike, në pronësi të shoqërisë SHAGA shpk, një në Tiranë dhe një në Lushnje, me sipërfaqe të përgjthshme prej rreth 16’000 m2.
Shoëroom-et tona janë të shtrira në tri zona kyç të Tiranës si edhe në Vlorë e Elbasan, nga ana tjetër bashkëpunëtorët tanë janë mbulojnë Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën e Krujën.
Ne importojmë dhe punojmë me firmat me prestigjioze në Evropë. Vendin e nderit e mbajnë bashkëpunimet me Italinë, ku numërohen mbi 50 të tilla, por edhe Austria, Zvicra, Gjermania janë vendë me të cilat njohim mardhënie besnikërie bashkëpunimi.
Konsolidimi i investimeve tekonologjike, Knoë-hoë industrial dhe njohja e kërkesave të tregut ka hapur një rrugë të suksesshme drejt eksportimit të prodhimeve tona.
Për t’i qëndruar besnikë angazhimit, zbatojmë teknologjinë e kohës për prodhim dhe modelim. Strategjia investimit të SHAGA Design & Mobilim është orientuar drejt sigurimit të ambienteve të përshtatshme dhe të mjaftueshme, zgjerimit dhe rinovimit të teknikës dhe teknologjisë, përditësimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Këto investime janë projektuar mbi bazën e teknologjisë më të përparuar të kohës, duke u mbështetur kryesisht tek teknologjia dhe eksperienca italiane.
Një vizion i shkëlqyer, pa punonjës të shkëlqyer nuk do të ishtë asgjë. Mesatarisht shoqëria ka rreth 80 punonjës. Specialistët tanë mbartin kualifikim e kompetenca profesionale të padiskutueshme, të fituara brenda dhe jashtë vendit.
Në këto kushte, shoqëria jonë plotëson kënaqshëm në gamë, sasi e cilësi kërkesat e tregut për cdo nivel. Aktualisht, emri SHAGA Design & Mobilim asociohet nga klientët me: Shërbim, Angazhim, Garanci dhe Art.
Arritjet tona të deritanishme janë motivim për të kërkuar më shumë sfida e objektiva te reja në të ardhmen. SHAGA Design & Mobilim vazhdon të jëtë në krye të investimeve për të qenë lider i përhershëm i dizenjimit dhe mobilimit.
© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Webiu DigitalAgency