Shaga Office

SHAGA OFFICE SOT
Gjatë 15 viteve të shkuara, Shaga Office ka konsoliduar një identitet të dallueshëm të markës së saj. Sot ushtrojmë aktivitetin tonë me makineri e pajisje bashkëkohore elektronike, në pronësi të shoqërisë SHAGA shpk, një në Tiranë dhe një në Lushnje, me sipërfaqe të përgjthshme prej rreth 16’000 m2. Ne importojmë dhe punojmë me firmat me prestigjioze në Evropë. Vendin e nderit e mbajnë bashkëpunimet me Italinë, ku numërohen mbi 50 të tilla, por edhe Austria, Zvicra, Gjermania janë vendë me të cilat njohim mardhënie besnikërie bashkëpunimi.
Konsolidimi i investimeve tekonologjike, Knoë-hoë industrial dhe njohja e kërkesave të tregut ka hapur një rrugë të suksesshme drejt eksportimit të prodhimeve tona. Për t’i qëndruar besnikë angazhimit, zbatojmë teknologjinë e kohës për prodhim dhe modelim. Strategjia investimit të Shaga Office është orientuar drejt sigurimit të ambienteve të përshtatshme dhe të mjaftueshme, zgjerimit dhe rinovimit të teknikës dhe teknologjisë, përditësimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Këto investime janë projektuar mbi bazën e teknologjisë më të përparuar të kohës, duke u mbështetur kryesisht tek teknologjia dhe eksperienca italiane. Një vizion i shkëlqyer, pa punonjës të shkëlqyer nuk do të ishtë asgjë. Mesatarisht shoqëria ka rreth 80 punonjës. Specialistët tanë mbartin kualifikim e kompetenca profesionale të padiskutueshme, të fituara brenda dhe jashtë vendit.
Në këto kushte, shoqëria jonë plotëson kënaqshëm në gamë, sasi e cilësi kërkesat e tregut për cdo nivel. Aktualisht, emri Shaga Office asociohet nga klientët me: Shërbim, Angazhim, Garanci dhe Art. Arritjet tona të deritanishme janë motivim për të kërkuar më shumë sfida e objektiva te reja në të ardhmen. Shaga Office vazhdon të jëtë në krye të investimeve për të qenë lider i përhershëm i dizenjimit dhe mobilimit.
Ne ofrojmë fuqinë për të transformuar ëndrrat dhe dëshirat e arredimit të çdo klienti në hapësira me një mjedis unik, frymëzuar nga: zgjedhja, eleganca, jetëgjatësia dhe cilësia e produkteve e shërbimeve tona. Ne ofrojmë fuqinë për të transformuar ëndrrat dhe dëshirat e arredimit të çdo klienti në hapësira me një mjedis unik, frymëzuar nga: zgjedhja, eleganca, jetëgjatësia dhe cilësia e produkteve e shërbimeve tona.
Busulla e kompanisë Shaga Office është: fleksibiliteti.
Vizioni ynë: përshtatje egzemplare me ëndrrat e vizionet e çdo klienti, me unikalitetin e çdo hapësire, me kërkesat dhe shijet e çdo dizenjimi, me profilin e çdo mobilimi. z
Marka Shaga Office do të vazhdojë të jetë e njohur dhe e respektuar për angazhimin ndaj cilësisë, jetëgjatësisë dhe për spektin e gjërë të produkteve dhe shërbimeve të mobilimit që ofron.
Klientët tanë do të përjetojnë diferencën: “Shaga Office”.
Për të realizuar këtë vizion do të plotësohen kërkesat gjithnjë të tregut në llojshmeri, cilësi dhe jetëgjatësi të produkteve. Kjo do të realizohet nëpërmjet:
• Studimit të vazhdueshëm të tregut
• Futjes së të rejave bashkëkohore
• Investimeve në teknologji, në kualifikim dhe informacion

• Produktet e shërbimet e Shaga Office kanë kontribuar në shkrimin e historisë së dizenjimit e mobilimit shqiptar, një histori e gjatë e ndryshimit, rritjes, përpjekjve që e bënë të njohur dhe shpërndanë markën Shaga Office në tregje kombëtare e ndërkombëtare.
• Shaga Office, e udhëhequr nga misioni i lidershipit, është karakterizuar gjithnjë nga një evoluim dhe dinamikë e madhe ndryshimi.
• Nga fillimet e saj si një magazinë e vogël tregtare, Shaga Office ka evoluar për t’u shndërruar në ditët e sotme në një kompani me rrjetin më të gjërë të produkteve në mobilim, aksesorë mobilerie, parkete, lëndë të parë të cilat i dizenjon, i prodhon ose i importon për të gjitha llojet e hapësirave duke i shitur në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Dëshira për të qenë të parët në futjen e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe njëkohësisht ambicia për të qenë numri një në të gjitha produktet dhe shërbimet në të cilat jemi të angazhuar na ka lejuar të jemi lider në këto fusha, duke vendosur standarte të reja për të gjithë industrinë.

 

https://shagaoffice.al/

×

© Copyright 2020 Radio Eurostar - Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Developed by Twisearf